![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Zbardhen cmimet e tokave dhe apartamenteve ne 11 zona te kryeqytetit
Të gjitha apartamentet dhe pronat për rivlerësimin me taksën e re 2 për qind do të kenë bazë çmimet minimale fiskale të miratuara nga qeveria në vitin 2015.
Nga 1 shtatori nis zbatimi i amnistisë fiskale për rivlerësimin e pasurisë, sipas çmimit të tregut. Amnistia parashikon që taksa për rivlerësimin, pra që do të paguhet për diferencën e çmimit të mëparshëm dhe atij sipas vlerës së tregut e llogaritur me çmimin minimal fiskal, do të jetë 2 për qind dhe jo 15 për qind sa është aktualisht.
Pra, tatimi që do të paguhet për të regjistruar apartamentin apo pronën, sipas çmimeve të sotme fiskale, do të jetë 2 për qind. Behen te ditura çmimet fiskale të apartamenteve për 11 zonat e Tiranës dhe për 25 zona kadastrale të pronave në Tiranë.Në rast se apartamenti apo prona do të shitet më vonë, tatimi mbi të ardhurat që do të paguhet, llogaritet mbi diferencën e çmimit të shitjes dhe atij të rivlerësimit sipas çmimeve fiskale që janë në fuqi, për të cilat një qytetar do të paguajë taksë 2 për qind. Afati i zbatimit të amnistisë do të jetë deri më 28 shkurt.
Apartamentet
Në rast se një qytetar do të rivlerësojë apartamentin e tij do t’u referohet pikërisht çmimeve minimale fiskale të vendosura nga qeveria për zonën ku ndodhet shtëpia e tij. Kështu, në rast se një qytetar ka një apartament 100 m2 në zonën te Ministria e Jashtme, atëherë kjo i përkon zonës nr.2.
Për këtë zonë, qeveria ka parashikuar që çmimi minimal fiskal të jetë 187 mijë lekë m2. Në rast
se ai do të rivlerësojë shtëpinë, atëherë vlera e re do të jetë minimalisht 18.7 milionë lekë.
Në rast se qytetari e ka blerë shtëpinë me një vlerë prej 5 milionë lekësh, për rivlerësimin ai duhet të paguajë 2 për qind të diferencës të çmimit të shitjes dhe çmimit të rivlerësuar. Në këtë rast, diferenca është 13.7 milionë lekë dhe tarifa që ai duhet të paguajë në hipotekë është 274 mijë lekë. Pas kësaj pagese, vlera e shtëpisë së tij do të jetë 13.7 milionë lekë.
Pronat
E njëjta logjikë vlen edhe për tokat, pra trojet. Pronarët e trojeve mund të bëjnë rivlerësimin e pasurisë së tyre, duke paguar vetëm 2 për qind. Kështu, një tokë prej 1000 m2 në zonën kadastrale nr.8120 në Tiranë ka një çmim minimal fiskal prej 29.106 lekësh/ m2. Në rast rivlerësimi, toka do të ketë një vlerë prej 29.106.000 lekësh.
Në rast se vlera e tokës së tij kur e ka blerë apo trashëguar ka qenë 10.000 lekë m2, atëherë diferenca nga rivlerësimi është 19.106.000 lekë. Qytetari duhet të paguajë 2% ose 382.120 lekë për të rivlerësuar pronën e tij, e cila merr një vlerë prej 29.106.000 lekësh. Ja tabelat me çmimet e tokave dhe të apartamenteve, në mënyrë që çdo qytetar t’i bëjë vetë llogaritë e fitimit nga rivlerësimi dhe sa taksë duhet të paguajë.
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)